Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar në Itali, ku pas një sherri banal mbeti i vrarë një 61-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se ka humbur jetën, Ilirjan Minaj i njohur si “Lili”, i cili njihej si një person i buzëqeshur, punëtor dhe gjithmonë i gatshëm për të shkëmbyer batuta.
61-vjeçari kishte shkuar në pallatin ku jetonte kunati i tij për t’u takuar me mbesën, por në hyrje të pallatit është përplasur me një italian “problematik”.
Autori i dyshuar është Riccardo Stefani, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe po ashtu ka qenë edhe më herë i dënuar për disa vepra penale.
Italiani ka bërë një shaka fyese ndaj shqiptarit, i cili nuk e ka duruar dhe ka godit me shkelm derën e hyrjes. Italiani atë moment ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur disa herë në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen.
“Minaj ka lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë, një qytet i bukur i rrethuar me male në Shqipërinë qendrore-jugore, në kufi me Greqinë e brendshme. Prej disa vitesh ai ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku tashmë jetonin disa të afërm dhe këtu ishte rritur edhe vajza e tij”, shkruajnë mediat italaine.