Personi në foto është Ekrem Sadiku, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë katër persona në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur në rrugët ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci”, ku 59 vjeçari ka qëlluar me thikë, dy burra dhe dy vajza të mitura, njeri prej të cilave është në gjendje të rëndë në spital.
Tre nga katër personave që u goditën me thikë, po trajtohen në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sakaq, raportohet se mes të plagosurve është dhe një vajzë 10-vjeçare, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Për arsye që ende nuk dihen 59-vjeçari ka qëlluar me thikë dy vajza dhe djemtë, njëri 29 dhe tjetri 32 vjeç.