Hapësire reklamuese

Rajoni

Deklaroi se Censi në Shqipëri nuk tregoi numrin real të maqedonasve, ministri i jashtëm i RMV: Ishte një gabim teknik

Shkruar nga Newsbomb
Deklaroi se Censi në Shqipëri nuk tregoi numrin real të
Ministri i Punëve të Jashtme të RMV, Timço Mucunski

Ministria e Punës dhe Tregtisë së Jashtme në Maqedoninë e Veriut ditën e publikimit të të dhënave të Cendsit 2023 doli me një reagim ku tha se rezultatet për Regjistrimin e popullsisë maqedonase në Shqipëri, nuk pasqyrojnë numrin real të maqedonasve etnikë në vend.

Ata u shprehën se do ndërmerrnin hapa konkret për t’i kushtuar vëmendje edhe përdorimit të termit “maqedonas verior”.

Ndërsa sot, ministri i Punëve të Jashtme të RMV, Timço Mucunski u shpreh se ka folur me ministrin Igli Hasani me të cilin është në forumin në Dubrovnik, pas së cilës menjëherë janë kontaktuar shërbimet shqiptare për të korrigjuar gabimin e pretenduar nga Shkupi zyrtar se është bërë me Censin e vitit 2023.

“Hasani më njoftoi se për atë pyetje ishte një gabim teknik. Sinqerisht do të them se i jam mirënjohës për ndërhyrjen e shpejtë”- tha Mucunski.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese