Hapësire reklamuese


Rajoni

Debatet për emrin, Greqia paralajmëron Shkupin: Anëtarësimi në BE, i papranueshëm nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Prespës

Shkruar nga Newsbomb
Debatet për emrin, Greqia paralajmëron Shkupin: Anëtarësimi
Foto ilustruese

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis i është rikthyer sërish debateve për çështjen e emrit me Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për media, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së që u zhvillua ditën e sotme në Luksemburg, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian dhe homologëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, Gerapetritis ringriti shqetësimin në raport me Shkupin.

Sipas ministrit të Jashtëm grek, vendimi i liderëve shtetërorë dhe politikë të Maqedonisë së Veriut për të mos përdorur emrin kushtetues të vendit në skenën e brendshme të tyre, është një shkelje e drejpërdrejtë dhe flagrante e Marrëveshjes së Prespës.

Liderët shtetërorë dhe politikë të Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur të mos përdorin emrin kushtetues të vendit në skenën e brendshme, gjë që është shkelje flagrante e Marrëveshjes së Prespës”,- tha sot kreu i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis.

Ai tha se Marrëveshja e Prespës parasheh një emër për shtetin që do të jetë një dhe i vetëm për përdorim të përgjithshëm, ndërsa theksoi se të gjithë duhet të kuptojnë se e drejta ndërkombëtare është baza e paqes dhe sigurisë globale dhe se nuk është një proces në të cilin njeriu zgjedh atë që i përshtatet dikujt.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm pa zbatimin e plotë të legjislacionit evropian dhe të drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”,- shtoi Gerapetritis.

Sipas tij, Greqia ka qenë gjithmonë forcë shtytëse në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ende beson se kjo është mënyra më e mirë si për vendet e rajonit ashtu edhe për BE-në.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre të rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në Luksemburg.

Në një deklaratë të lëshuar më herët nga BE, thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor, krahas procesit të integrimit të tyre në BE, e kanë rritur edhe pjesëmarrjen në proceset evropiane, në fushën e politikës së jashtme dhe atë të sigurisë.

Sipas tyre, kjo është bërë përmes samiteve të rregullta BE-Ballkani Perëndimor, pjesëmarrjes së vendeve të rajonit në takime të përbashkëta ministrore, ngjarjeve të nivelit të lartë të BE-së, bashkëpunimit në shmangien e sanksioneve ndaj vendeve të treta, bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, si OKB dhe OSBE, por edhe bashkëpunimit ushtarak dhe zhvillimit të forcave të rendit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese