Departamenti Amerikan i Shtetit ka mohuar aludimet që qarkullojnë në media se zëvndësndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shkarkuar nga detyra.
Në një reagim për gazetën Ekspres, DASH sqaron se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por si të gjithë zyrtarët e karrierës që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm do të ndërrojë detyrën e tij me rotacion, çdo katër vjet. DASH thotë kjo ëështë si një praktikë e rregullt dhe nuk ka të bëjë individalisht me Escobar.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij. Të gjithë oficerët e Shërbimit të Jashtëm në karrierë i ndërrojnë detyrat me rotacion çdo një deri në katër vjet si një praktikë e rregullt. Si oficer karriere i Shërbimit të Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe pritet të kalojë gjatë në detyrën e tij të ardhshme në javët e ardhshme. Deri në tranzicionin e tij të planifikuar, ai mbetet në rolin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretari dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor,” tha një zyrtar i DASH për gazetën Ekspres.
Gabriel Escobar do të mbetet në detyrën si Zëvëndës Ndoihmës Sekretari dhe emisar special për Ballkanin Perëndimor, deri në tranzicionin e tij të planifikuar.