Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

DASH i futi në listën e zezë, Prokuroria e Shkupit nis hetimin për Artan Grubin dhe Enver Bexhetin

Shkruar nga Newsbomb
DASH i futi në listën e zezë, Prokuroria e Shkupit nis hetimin
Gjyqtari Enver Bexheti dhe ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Dy ditë pasi SHBA i futi në listën e zezë duke i shpallur “non grata”, Prokuroria e Shkupit njofton se ka nisr një hetim kundër ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti.

Kryeprokurori Lupço Kocevski ka njoftuar se hetimi do kryhet për të vërtetuar akuzat e DASH.

Departamenti amerikan i Shtetit akuzon Artan Grubin dhe Enver Bexhetin se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Më tej, në njoftimin e Prokurorisë së Shkupit thuhet se ky hetim do të bëhet në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.

“Në lidhje me listën e zezë, dua t’ju njoftoj se kam formuar lëndë për të siguruar prova për të vërtetuar përgjegjësinë penale të personave që përmenden për ryshfet dhe tregti, me ndikim.

Prokuroria do të japë urdhra të mëtejshëm. Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe me Ambasadën [amerikane] është i shkëlqyeshëm si dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kocevski për gazetarë të mërkurën.”

DASH publikoi më 9 dhjetor vendimin ku ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, bashkë me familjen e tij futen në listën e zezë të SHBA. Në një reagim të mëvonshëm, Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion.

Mbi këtë vendim një reagim erdhi edhe nga Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në opozitë i cili u shpreh se partia e tij nuk ka për qëllim të kontestojë vendimet e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve rreth mundësisë së përjashtimit të Grubit nga partia, Ahmeti theksoi se Grubi është një person “i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm” dhe se nuk është e nevojshme që ai të përjashtohet nga partia, sepse “ai do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë”.


Në vitit 2023, SHBA zgjeroi listën e zezë, duke futur në të kryetarin e Komunës së Strugës, Ramis Merko, ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, biznesmeni Orce Kamçev, për shkak të përfshirjes së tyre “në korrupsion të profilit të lartë”. Po ashtu, në listën e zezë janë edhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, dhe disa figura të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese