
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ku në aksin Athinë-Korintho ka shpërthyer një autobot i mbushur me benzinë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pikërisht në km 75, lartë urës në Istmus, ku cisterna me benzinë u përmbys dhe shpërtheu në flakë.
Flakët e mëdha nga lënda djegëse bënë që zjarrfikësit në Autostradën Kombëtare të Re Athinë-Korinth të luftonin me flakët për më shumë se dy orë.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta në urë, gjë që bëri që herët mëngjesin e sotëm të nisnin edhe punimet për shembjen e urës. Sipas dëshmive të autoriteteve, behet e ditur se shpërthimi erdhi si rrjedhojë e temperaturave të larta që Greqia po kalon Greqia në këto ditë.
Sakaq, grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Në itinerarin për në Korinth ka vonesa, pasi një pjesë është e mbyllur për shkak të punimeve të prishjes së mbikalimit.