Hapësire reklamuese

Rajoni

Ceremonia e inagurimit të Trump, Vjosa Osmani dërgon delegacionin

Shkruar nga Newsbomb
Ceremonia e inagurimit të Trump, Vjosa Osmani dërgon delegacionin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës ka marr ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati  dhe Dhoma e Përfaqësuesve, për marrjen pjesë në inaugurimin e presidentit të sapo zgjedhur, Donald Trump.

Mrrëdhëniet Kosovë-SHBA janë vlerësuar si një moment i rënësishëm, e për këtë arsye Vjosa Osmani ka vendosur të dërgojë një delegacion të kabintetit të saj, i cili së bashku me ambasadorin në SHBA, Ilir Dugolli, do të përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar.

Presidentja Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Trump gjatë një bisede përmbajtësore muajin e kaluar në Pallatin Elysee në Paris.

Kujtojmë, në traditën protokollare, shumica e vendeve përfaqësohen në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan nga ambasadorët e tyre të akredituar në Uashington.

“Ky angazhim i vazhdueshëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me administratën e re amerikane dhe për të avancuar interesat e përbashkëta”, ka thënë Kupina.

Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ku në garë ishte me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese