Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Brenda 2024, Kosova importoi 302 milionë euro në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Brenda 2024, Kosova importoi 302 milionë euro në Shqipëri
Foto ilustruese

Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë totale prej mbi 302 milionë e 299 mijë euro. Mallrat që më së shumti importohen janë pemë dhe perime, ndërsa domatet, specat dhe shalqinjtë janë disa nga produktet kryesore të importuara nga Shqipëria.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importit të domateve nga Shqipëria ka arritur mbi 3 milionë e 300 mijë euro, ndërsa po aq është edhe vlera e importit të specave dhe shalqinjve. Një tjetër produkt i kërkuar, si mandarina, është gjithashtu i pranishëm në tregun kosovar, edhe pse nuk figuron si një kategori e veçantë në të dhënat doganore.

Në muajin dhjetor, Bashkimi Evropian bllokoi disa ngarkesa mandarinash nga Shqipëria nën dyshimin për pesticide të dëmshme. Edhe Kosova ndaloi gjashtë ngarkesa, por pas analizave, u konstatua se ato ishin të sigurta për konsum. Vlera e importit të këtyre pemëve ka arritur mbi dy milionë euro.

Po ashtu, Kosova ka importuar nga Shqipëria edhe materiale ndërtimi. Gjatë vitit 2024, vlera e importit të çimentos së bardhë ka kapur mbi 37 milionë euro. Pjesë e importeve janë edhe energjia elektrike, me një vlerë totale prej 62 milionë e 683 mijë e 320 euro për 11 muajt e parë të vitit.

Kjo rritje e dukshme e importit nga Shqipëria ka bërë që ky shtet të futet në mesin e pesë vendeve më të mëdha nga të cilat Kosova importon mallra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese