Hapësire reklamuese

Rajoni

BE:Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, palët të zbatojnë marrëveshjet ndryshe do ketë pasoja

Shkruar nga Newsbomb
BE:Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, palët të
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka kërkuar që marrëveshjet e nënshkruara midis Serbisë dhe Kosovës ndër vite duhet të zbatohen nga palët. Në 11 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë midis këtyre dy vendeve, Stano tha se është me shumë rëndësi zbatimi me përpikmëri i pikave të evidentuara në to, ndërsa shtoi se Çështja e Asociacionit është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente që kërkon implementim të menjëhershëm nga pala kosovare.

“Në historinë e dialogut, kemi një sërë përvjetorësh. Jo shumë kohë më parë, shënuam përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe në rastin e kësaj marrëveshjeje, e kemi qartësuar se zbatimi është çelësi, çka vlen edhe për marrëveshjet e tjera. Duhet të zbatohen. Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet t’a implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”,- ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Zëdhënësi Peter Stano shprehet se zbatimi i marrëveshjeve është një hap më shumë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian, teksa ka paralajmëruar se do të ketë pasoja serioze, nëse dy vendet e përfshira nuk do të bëjnë progres nëpërmbushjen e zotimeve që janë ndërmarrë në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi.

“Dhe nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë, do të jenë populli që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Të vetmit që do të paguajnë për këtë, do të jenë njerëzit në Kosovë e Serbi, nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut”, ka deklaruar Stano.

Kujtojmë se Serbia dhe Kosova kanë nëshkruar një sërë marrëveshjesh ndër vite në kuadrin e përmirësimit të mardhënieve midis vendeve, por deri më tani ato nuk kanë pasur progres të dukshëm, pasi kanë mbetur vetëm në letër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese