Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Belgjika "pro" heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Belgjika "pro" heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Foto ilustruese

Presidenca e Belgjikës ka deklaruar se është pro heqjes së masave ndëshkuese të vendosura më herët nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, që u vendosën gjatë kohës së shpërthimit të tensioneve në Veri.

Pak ditë më parë, qeveria e Kosovës iu drejtua me një kërkesë institucioneve të BE-së, ku kërkonte heqjen e këtyre masave, pasi sipas tyre ato kishin përmbushur marrëveshjen katërpikëshe me Bashkimin Europian që u nënshkrua në Bratislavë, duke qenë se është organizuar referendumi në katër komunat veriore të vendit.

Megjithatë BE nuk e miratoi kërkesën e Kosovës, pasi masat vazhdojnë të jenë në fuqi dhe heqjes së tyre duhet t’i paraprijë një raport i kryediplomatit Borrell, i cili do të jetë pikëreferimi për Këshillin e BE-së që të marrë vendim për këtë.

Presidenca e Belgjikës, e cila ka në përgjegjësi dërgimin përpara të punëve të Këshillit, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se BE ka gatishmëri për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por ka kërkuar që përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së..

Në përputhje me konkluzionet për Zgjerim të Këshillit të 12 dhjetorit 2023, BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së. Këshilli i BE-së do t’i rikthehet çështjes në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë për përmbushjen e këtyre kërkesave nga Kosova”,- tha zëdhënësi i Presidencës belge, David Jordens.

Ai tha se vendi i tij është pro një qasje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë dhe po ashtu pro heqjes së këtyre masave.

Belgjika kërkon një qasje të ekuilibruar ndaj Serbisë dhe Kosovës, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për masat e BE-së. Në këtë perspektivë, Belgjika është në favor për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës kur të ndërmerren veprimet e duhura për adresimin e kërkesave të BE-së”,- u shpreh Jordens.

Për masat dje ka folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se raporti i Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, është afër finalizimit.

Unë mund të konfirmoj pa diskutuar në publik vijueshmërinë e procesit në Këshill, mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit dhe eventualisht të dorëzohet tek Këshilli Europian”, ka thënë Stano.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që masat të hiqen, duke thënë se ato bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe me planin e rritjes e me qëllimet e tij.

Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në dhe në këtë kontekst ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”,- tha më parë, Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Europian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese