Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Përulemi para martirëve që luftuan për lirinë e shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Përulemi para martirëve që
Presidenti, Bajram Begaj

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur ditën e sotme një seancë solemne në nder të 25 vjetorit të Çlirimit të vendit nga forcat serbe.

Gjatë kësaj seance, zyrtarë të lartë të Kosovës si dhe të ftuar të tjerë kanë uruar festën e Çlirimit, ndërsa kanë kujtuar edhe njëherë vujatjet e shqiptarëve gjatë kohës së luftës.

I pranishëm në organin parlamentar ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Në fjalën e tij, para të pranishmëve Begaj uroi festën e Çlirimit të Kosovës, ndërsa tha se në këtë përvjetor të shenjtë për shqiptarët përulemi para martirëve dhe figurave të shquara heroike të luftës.

Për Begaj, sot nderojmë arkitektin e Pavarësisë, Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, veprimtarin qëndrestar të çështjes kombëtare si dhe përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur.

Gëzuar ditën e çlirimit, Kosovë! Përvjetor i shenjtë për shqiptarët. Përulemi me nderim para martirëve dhe figurave të shquara. Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë, simbolin e rezistencës paqësore.

Sot nderojmë Adem Demaçin, veprimtarin qëndrestar të çështjes kombëtare. Sot përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur”- tha Presidenti, Bajram Begaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese