Hapësire reklamuese

Rajoni

BE tenton sërish, dy kryenegociatorët do të takohen nesër në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi

Shkruar nga Newsbomb
BE tenton sërish, dy kryenegociatorët do të takohen nesër
FotoMontazh/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe lideri serb, Aleksandër Vuçiç

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të ndërmarrë një hap tjetër në kuadër të dialogut të përmirësimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, pas dështimit të takimit që u realizua disa ditë më parë midis Kurtit dhe Vuçiç, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borell.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, dy kryenegaciotërët e vendeve respektive do të zhvillojnë ditën e nesërme një takim, ku fokusi i diskutimeve do të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe gjetja e një rruge të përbashkët zgjidhje për të shkuar drejt njohjes reciproke të marrëveshjeve të nënshkruara midis tyre.

Kjo çështje nuk trajtohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Detyra e këtij dialogu është normalizimi i marrëdhënieve por përcaktimi i normalizimit fare në fund të procesit, kur të arrijmë atje, apo thënë më mirë kur palët të arrijnë atje me mbështetjen tonë, do të përcaktohet nga vet palët, pra se çfarë ata nënkuptojnë me normalizim dhe çfarë do të ishte përfundimi i këtij procesi”,- ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kujtojmë se të mërkurën e 26 qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkoi në Bruksel për të zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve.

Takimi trepalësh, me pjesëmarrjen e Joseph Borell dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak si dhe dy liderëve dështoi pasi kryeministri Kurti nuk pranoi që të takohej ballë për ballë me Vuçiç pa zbatuar disa kushte.

Kurti i kërkoi Borell zbatimin e 3 kushteve nga Serbia, si garanci se ai nuk do të thyente marrëveshjet e nënshkruara më parë dhe ato që do të vijnë më pas, që pastaj të ulej në tryezën e bisedimeve.

Ato përfshinin nënshkrimin e një marrëveshjeje bazike, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiç, ku shkruan se nuk njeh Kosovën si dhe dorëzimin para autoriteteve të Kosovës të Raidoçiç.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese