Hapësire reklamuese

Rajoni

BE i zgjat mandatin Lajçak me disa muaj për dialogun Kosovë-Serbi

Shkruar nga Newsbomb
BE i zgjat mandatin Lajçak me disa muaj për dialogun
Miroslav Lajçak

Lajmin e ka ndarë një diplomat i BE, ku tha se Borell e ka marrë një vendim që Miroslav Lajçak do të mbetet në pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një hap i tillë është ndërmarrë sepse Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, duhet të jetë ai që do të emërojë Përfaqësuesin e tij special për dialogun. Megjithatë, nuk dihet se sa do të qëndrojë Lajçak në atë pozitë.

“Miroslav Lajçakut i skadon mandati më 31 gusht, por Josep Borrell ka vendosur t’ia zgjasë atë për disa muaj. Lajçak do të qëndrojë në atë pozicion për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të siguruar që procesi të mos mbetet pa ndërmjetës,” - tha diplomati i BE-së.

Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, zgjidhet nga Parlamenti Evropian në kuadër të zgjedhjeve të Komisionit të BE-së, bazuar në propozimin e Këshillit Evropian. Zgjedhja e Komisionerit është planifikuar për në vjeshtë, por mund të përshpejtohet nëse marrëveshjet politike arrihen më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese