Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

BE i vendosi si kusht anëtarësimi, njohjen e Kosovës, Vulin: Serbia do të orientohet drejt BRICS

Shkruar nga Newsbomb
BE i vendosi si kusht anëtarësimi, njohjen e Kosovës, Vulin:
FotoMontazh/ Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin dhe liderët e BRICS

Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar se Serbia duhet të shikojë mundësinë për t’u anëtarësuar në BRICS, organizatën ekonomike të vendeve komuniste më shumë se sa në Unionin Europian.

Në një intervistë për mediat ruse, Vulin argumenton se përfshirja e Serbisë në këtë oranizatë do të jetë më frytdhënëse se ajo e Bashkimit Europian, duke patur parasysh këtu kushtet e vendosura për t’u bërë pjesë e tyre.

“BRICS nuk kërkon asgjë nga Serbia dhe ofron më shumë nga sa mund të dëshironim. BE-ja kërkon nga ne gjithçka dhe unë nuk jam më i sigurt se çfarë ka për të ofruar.

Ne e shohim BRICS si një mundësi dhe një alternativë. Serbia është duke hetuar shumë nga afër të gjitha mundësitë e paraqitura nga BRICS dhe bashkëpunimin më të ngushtë me shtetet e saj anëtare”,- tha zëvendës-kryeministri serb, Aleksandër Vulin.

Gjithashtu, Vulin theksoi se Serbia pret një ftesë zyrtare për samitin e BRICS, të planifikuar për në fund të tetorit në Kazan të Rusisë.

BRICS është një akronim për Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, një bllok vendesh që formuan një partneritet pas krijimit të termit në 2001 nga ekonomisti i Goldman Sachs Jim O'Neill (por nuk përfshinte Afrikën e Jugut në atë kohë). Ai besonte se deri në vitin 2050 katër ekonomitë BRIC do të dominonin ekonominë globale. Afrika e Jugut u shtua në listë në 2010.

Vendet e BRICS operojnë si një organizatë që synon të çojë më tej bashkëpunimin ekonomik midis vendeve anëtare dhe të rrisë pozitën e tyre ekonomike dhe politike në botë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed