Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

BE, apel Albin Kurtit: Qeveria e re e Kosovës, të bashkëpunojë me partnerët strategjikë

Shkruar nga Newsbomb
BE, apel Albin Kurtit: Qeveria e re e Kosovës, të
Albin Kurti

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka deklaruar se qeveria e re në Kosovë duhet të jetë një qeveri e qëndrueshme dhe në gjendje të bashkëpunojë me partnerët strategjikë.

“E shohim që formimi i qeverisë së re në Kosovë po merr kohë. Ne e kuptojmë plotësisht. Shpresojmë shumë që qeveria e re do të jetë një qeveri e qendrushme që do të jetë në gjendje të bashkëpunojë me nderkombetaret ne menyre qe te levizim perpara.”

Orav ka folur për vizitën në Kosovë të emisarit europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Ai theksoi se vizita e tij ishte më shumë për të dëgjuar liderët politikë. Sipas tij, ai nuk erdhi me ndonjë ofertë apo propozim, sepse duhet të shkojë në Beograd për të parë se çfarë presin ata, në mënyrë që të përgatisë hapat e ardhshëm.

“Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen u emërua pak më shumë se një muaj më pare dhe vizita e tij e parë në rajon ishte Kosova. Po, në fillim të javës ai ishte këtu për tre ditë dhe ishte më shumë per te degjuar lideret politik, u takua me OJQ-të, u takua me komunitetin e biznesit. Udhëtoi nëpër Kosovë për të mësuar saktësisht se çfarë mund të bëhet. Ai nuk erdhi këtu me ndonjë ofertë apo propozim, sepse tani duhet të shkojë gjithashtu në Beograd për të parë se çfarë presin ata dhe pastaj të përgatisë hapat e tij të ardhshëm.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese