Hapësire reklamuese

Rajoni

Bastisje në veri të Kosovës, policia operacion "blic": Gjenden eksplozivë, arrestohet një i dyshuar

Shkruar nga Newsbomb
Bastisje në veri të Kosovës, policia operacion "blic":
Policia e Kosovës

Një operacion "blic" i policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka çuar në arrestimin e një 37-vjeçari të dyshuar, për të cilin gjykata urdhëroi 48 orë paraburgim. 

Mësohet se policia mori informacione për pajisje të dyshimta në një objekt të qytetit, teksa ushtroi kontrolle gjatë orëve të fundit, ku janë gjetur dhe sekuestruar granata dore, municion, celularë, fishekë e mjete të tjera të dyshuara. Forcat e rendit kanë gjetur e konfiskuar mes të tjerash katër granata dore të llojit M79 e fishekë të llojeve të ndryshme.

Përmes një deklarate theksohet se kontrolli u realizua në një shtëpi dhe zonën pranë saj. 

Gjatë viteve të fundit janë regjistruar disa raste të dyshimta në veri të Kosovës, ku janë zbuluar e sekuestruar armatime dhe municion. Veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, është përballur me tensione të vazhdueshme këto vite dhe ka qenë vatër e disa sulmeve.

Në shtator 2023, një grup i armatosur serbësh e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë një oficer policie. Në shkëmbim e sipër të zjarrit humbën jetën edhe tre sulmues.

Nëntorin e vitit të kaluar sakaq ndodhën dy sulme me granata nga persona të panjohur ndaj komunës së Zveçanit dhe një stacioni policor atje. Ndërsa shpërthimi ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në një fshat të Zubin Potokut, shkaktoi dëme të mëdha të konsideruar jetik për vendin. Për këto incidente, Prishtina zyrtare ka fajësuar Serbinë, por Beogradi i mohon akuzat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese