Hapësire reklamuese

Rajoni

Babai i vrau të ëmën një ditë më parë, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq protestën në Pejë

Shkruar nga Newsbomb

Babai i vrau të ëmën një ditë më parë, vajza

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë të Kosovës kanë organizuar protestë në shenjë revolte kundër vrasjes së Gjyljeta Ukellës, e cila u vra ne banesë nga bashkëshorti i saj ditën e djeshme.

Vajza e viktimës, ka udhëhequr protestën duke mbajtur në dorë një bluzë të bardhë me fotografinë e së ëmës.

Protestuesit kanë nisur marshimin nga qendra e qytetit të Pejës drejt godinave të Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore. Ato mbanin në duar bluza të bardha të stampuara me foton e viktimes si dhe pankarta që përmbanin mesazhe: “kot sa flasim, derisa ata vrasin” .

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj bashkëshortit të Gjyljeta Ukellës.

Viktima, Gjyljeta Ukella u ekzekutua brenda banesës nga bashkëshorti i saj Edmond Lajqi mëngjesin e djeshëm. Lajqi vrau bashkëshorten e tij dhe më pas telefonoi policinë për t’ i treguar krimin makabër. Kujtojmë se edhe më herët Lajqi ishte dënuar nga Gjykata për dhunë në familje.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe presidentja Vjosa Osmani. Nga Forumi për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, presidentja tha se të gjithë duhet që të bëhen bashkë për të ndalur vrasjen e grave dhe vajzave në Kosovë.

Mësohet se viktima, Gjyljeta Ukelli prej dy dekadash ka punuar si asistente e stomatologut në  Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Babai i vrau të ëmën një ditë më parë, vajza

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese