Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Autoritetet maqedonase “nuk kursejnë” askënd, pas tragjedisë me 59 viktima ia hedhin prangat bashkëshortes dhe vajzës së pronarit të “diskos së vdekjes”

Shkruar nga Newsbomb
Autoritetet maqedonase “nuk kursejnë” askënd, pas
Diskoteka ku ra zjarri

Tragjedia në Koçan ku 59 të rinj humbën jetën pasi diskoteka ku dhe ata po festonin u përfshi nga flakët ka “ngritur në këmbë” autoritetet.

Mësohet se përpos pronarit të klubit të natës “Puls”, Dejan Novanoc Deko, në pranga kanë rënë dhe bashkëshortja dhe vajza e tij.

Sipas asaj që mediat vendase raportojnë bashkëshortja dhe vajza e pronarit janë arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Thuht se licenca e falsifikuar për funksionimin e diskotekës, e cila ishte lëshuar gjatë kohës së ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ishte marrë nga vajza e Jovanovit.

Ndërkohë, policia është duke zhvilluar kontrolle në të tjera biznese të Dekos. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim. Dejan Jovanov Deko kishte marrë me qira diskotekën “Puls” ku gjatë orëve të para të mëngjesit të 16 marsit ra një zjarr i frikshëm i cili u morën jetën 59 të rinjve.

Deko mësohet se kishte në pronësi edhe kafenenë  “Klasik” në qendrën tregtare në Koçan, si dhe degën e Cargo Express për Koçan dhe Vinicë.

Në një nga këto biznese qytetarë të shumtë “zbarkuan” pas tragjedisë ku dhe shkatërruan gjithçka që u doli para.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese