Hapësire reklamuese

Rajoni

Asambleja gjithëserbe për unitet, reagon ambasada amerikane: Sulm ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe marrëveshjes së Dejtonit

Shkruar nga Newsbomb
Asambleja gjithëserbe për unitet, reagon ambasada amerikane: Sulm ndaj
Pamje nga Asambleja gjithëserbe

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka reaguar pas deklaratës së përbashkët në Asamblenë gjithëserbe të zhvilluar ditën e sotme mes Serbisë dhe enitetit serb të Bosnje e Hercegovinës si dhe Republikës Sërpska.

Sipas ambasadës, konkluzionet e kësaj Asambleje janë të rrënjosura në dezinformim ligjor dhe të mbushura me gabime, pasi ato nuk përbëjnë mbrojtje të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, por një sulm të qëllimshëm ndaj këtyre institucioneve.

Konkluzionet e miratuara në Asamblenë Gjithëserbe në lidhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit (DPA) dhe shtetin e pavarur të Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH) janë të rrënjosura në dezinformim ligjor dhe të mbushura me gabime.  Ato nuk përbëjnë mbrojtje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, siç pretendojnë autorët, por janë një sulm i qëllimshëm ndaj asaj marrëveshjeje dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës. Kjo është e rrezikshme”,- thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Një i ashtuquajtur “kuvend gjithëserb” u mblodh të shtunën në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin.

Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Në një postim në rrjetin social X, ambasada amerikane tha se deklarata e bëra nga zyrtarët e Republikës Sërpska, posaçërisht nga presidenti i saj Millorad Dodik dhe nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të RS-së, Nenad Stevandiq, rreth deklaratës dhe planeve të Republikës Sërpska për shkëputje një emër tjetër për fjalën ndarje, përbëjnë sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit shumetnik të Bosnje e Hercegovinës.

Deklaratat publike të bëra nga zyrtarët e Republika Srpska, veçanërisht Presidenti i RS Dodik dhe Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republika Srpska, Stevandic, në lidhje me përfundimet dhe planet për "shkëputjen" e RS, ndarje me një emër tjetër përfaqësojnë një sulm ndaj PDSH-së dhe integritetit territorial mbi sovranitetin dhe karakteri multietnik i Bosnjës dhe Hercegovinës”,- vijon deklarata.

Ambasada thekson se Marrëveshja e Dejtonit për paqe dhe Kushtetuta e Bonje e Hercegovinës theksojnë në mënyrë eksplicite se Bosnja e Hercegovina është trashëgimtarja e vetme e Republikës së Bosnje e Hercegovinës me strukturën e saj të brendshme të modifikuar për t’u përbërë nga dy entitete.

Ajop shtoi se planet e Dodikut po rrezikojnë të ardhmen paqësore dhe demokratike brenda institucioneve euroatlantike që e do populli i Bosnjës, përfshirë banorët e Republikës Sërpska.

As Marrëveshja e Dejtonit e as Kushtetuta e BeH nuk u jep të drejtë entiteteve, apo ndonjë organi tjetër nënshtetëror, për ndarje, shkëputje, apo çfarë do sinonimi tjetër të patakt për ndarje që sajohet nga zyrtarët e RS-së. RS-ja nuk është shtet dhe ajo mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnje e Hercegovinës”,- përfundon reagimi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese