Hapësire reklamuese

Rajoni

Arrestohet shqiptari në Itali, i zhgënjyer pas humbjes së Shqipërisë me Spanjës shkoi qëlloi me thikë dy të rinjtë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet shqiptari në Itali, i zhgënjyer pas humbjes së
Foto ilustruese

Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane. Sipas mediave vendase mësohet se 32-vjeçari shqiptar u arrestua pasi më 24 qershor, pas ndeshjeve të Euro 2024 mes Italisë dhe Kroacisë si dhe Shqipërisë dhe Spanjës shkaktoi trazira në Bolzano, në Piazza della Vittoria.

Teksa tifozët italianë ishin mbledhur në Sheshin e Fitores për të festuar kalimin në raundin e radhës, shqiptari i mërzitur për humbjen ndaj Spanjës sulmoi fizikisht tifozët italianë. Referuar informacioneve zyrtare, mediat vendase njoftojnë se 32-vjeçari shqiptar kishte nxjerrë një thikë dhe plagosi dy të rinjtë italianë, njërin në krah dhe tjetrin në qafë.

Pas dhënies së ndihmës së parë nga një polic dhe një karabiniere, një prej të plagosurve u dërgua në spitalin e Bolzanos dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent, ku jeta e tij ishte në rrezik prej disa ditësh. Gjatë përleshjeve mbeti i plagosur në dorë edhe një drejtues policie.

32-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun e Pordenones, ndërkohë komisioneri i Policisë së Bolzanos, Paolo Sartori, ka kërkuar dhe dëbimin e shqiptarit nga toka italiane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese