Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Arrestohet ish Ministri i Drejtësisë në Kosovë, në pranga edhe disa zyrtarë të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet ish Ministri i Drejtësisë në Kosovë, në
Hajredin Kuçi

Ish ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi është arrestuar gjatë paradites së sotme pas një bastisje në banesën e tij.

Mediat kosovare kanë bërë me dije lajmin teksa kanë raportuar se gjatë mëngjesit të ditës së enjte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë zhvillimin e një operacioni special ndërsa në pranga të autoriteteve kanë rënë dhe figura të tjera të politikës dhe drejtësisë.

Gjithashtu të arrestuar gjatë këtij operacioni është dhe ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj si dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu.

Me anë të një njoftimi zyrtar ka reaguar dhe Prokuroria  Speciale e Kosovës ku ndër të tjera thotë se një operacion i gjerë po kryet në Kosovë për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Deputeti Hajredin Kuçi është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës me drejtues ish-presidentin Hashim Thaçi. Kuçi ka mbajtur postin e zv,kryeministrit nga viti 2008 deri në 2017. Më vonë ai është shpallur ministër i Drejtësisë nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Për ish kryetarin e Malihevës, Isni Kilaj nuk është hera e parë që arrestohet nga autoritetet kosovare. Kilaj është arrestuar për herë të parë në 3 nëntor të vitit të kaluar teksa akuzohet si i përfshirë në disa vepra penale që kishin të bënin me pengimin e drejtësisë.

Ai  është liruar më pas në 28 qershor të këtij viti ndërsa është vendosur përsëri përpara drejtësië ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Në një prononcim për media ka dalë dhe djal i tij, Blend Kilaj i cili thotë se arrestimi ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit. Blend Kilaj tregon që autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë shpjegim përsa i përket arsyes së arrestimit të babait të tij.

Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diqka se pse ka ndodhë arrestimi prapë.

Sigurisht është një ndjenjë jo e mirë, por njëkohësisht edhe ndjenjë krenarie për babin dhe as babi e familjarët tonë nuk e kishim ndryshu asnjë milimetër të historisë së tij dhe do të jemi krenarë tërë jetën dhe nuk ka Gjykatë as në Ksoovë e as në botë që mundet me njollosë UÇK-në,”, ka thënë Blendi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese