Një 40-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar nga policia pasi dhunoi partneren. Shqiptari dyshohet se ka kërcënuar, fyer dhe goditur disa herë partneren e tij në sy të vajzës së saj të mitur. Kjo pasi gruaja kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 40-vjeçarin.
Ishte vetë bashkëshortja e cila ka kërkuar ndihmë duke telefonuar policinë të cilët edhe kanë berë arrestimin e 40-vjeçarit.
Ky nuk është i vetmi rast në Itali brenda 48 orëve. Pasi një tjetër i ri, në gjendje të dehur ka sulmuar partneren e tij gjatë një debati. Në këtë rast, Policia është lajmëruar nga motra e të dhunuarës.
Sondazh
Poll