Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Arrestohen dy shqiptarë në Athinë, grabitën mbi 14 banesa, sekuestron mbi 58 mijë euro dhe bizhuteri të vjedhura

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohen dy shqiptarë në Athinë, grabitën mbi 14 banesa,
Paratë dhe bizhuteritë e sekuestruara në shtëpinë e dy shqiptarëve

Dy shqiptarë të akuzuar për vjedhje janë arrestuar nga policia greke në Athinë.

Të arrestuarit, një 29 vjeç dhe tjetri 52 vjeç dyshohet se prej muajit shtator dhe kryenin vjedhje të shtëpive kryesisht në mëngjes dhe pasdite.

Ata përdornin automjete me qira dhe thyenin dyert e shtëpive duke përdorur çelësa. Për të shmangur dyshimet e banorëve, ata vëzhgonin shtëpitë për disa ditë duke shpërndarë fletëpalosje reklamuese.

Ndërsa për të komunikuar dy shqiptarët përdornin një aplikacion të koduar mesazhesh. Sipas raportimeve nga mediat greke, në fund të shtatorit viktima e një prej vjedhjeve ishte një punonjës policie, të cilit i kishin hyrë në shtëpi në Halandri dhe i kishin vjedhur bizhuteritë dhe armën e shërbimit.

Policia greke ka zbuluar gjithsej 14 raste vjedhjesh në zonat Cholargo, Papagou, Neo Psychiko, Agia Paraskevi, Chalandri dhe Ampelokipi, ku vlera totale e dëmit financiar e kalon 195 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve, janë sekuestruar 58,150 euro, 8,550 dollarë amerikanë, një sasi bizhuterish, ora, syze dielli, çanta, mjetet dhe çelësat e përdorur për vjedhje, një pistoletë lodër, dy thika, veshjet e përdorura gjatë krimeve dhe disa telefona celularë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese