Kryetari i SYRIZA-PS, Sokratis Famellos ka shkuar për vizitë në spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar prej disa ditësh në gjendje kritike Kryepeshkopi iTiranë, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Sokratis Famellos i shoqëruar nga anëtarja e Komitetit Qendror Fotini Karystinakis, u informua nga profesoresha e terapisë intensive Anastasia Kotanidou, drejtori i kirurgjisë Stylianos Kapiris dhe profesori Charalambos Roussos për gjendjen e kryepeshkopit.
“Qëllimi i vizitës sonë ishte të mësojmë për ecurinë e shëndetit të Kryepiskopit dhe të shprehim dashurinë por edhe shpresën tonë për përmirësimin e tij. Si dhe mbështetjen tonë për personelin shkencor dhe shëndetësor”, theksoi presidenti i SYRIZA.