
Analiza e mostrave të pështymës ka konfirmuar se personi i vrarë disa ditë më parë në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës është shqiptari i Kosovës, Faton Hajrizi. Lajmi është konfirmuar nga avokati i familjes për mediat në Prishtinë.
Avokati Arianit Koci ka marrë përsipër procesin e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë dhe në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se personalisht e ka parë kufomën dhe ka konfirmuar që është trupi i Faton Hajrizit.
“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Mbetet tash edhe ekspertët tanë me e konfirmu”, ka thënë ai. “Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës”, ka vijuar Faton Hajrizi.
Shqiptari i Kosovës, Faton Hajrizi është ekzekutuar më 19 Korrik 2024 nga Policia e Serbisë në afërsi të Banja Kovilaças, vend ku ai pak më shumë dy ditë para se të ndërronte jetë vrau një polic serb dhe plagosi kolegun e tij, shkruan newsbomb.al.
Ngjarja ka ndodhur në orën 00.55 të mëngjesit, kur dy policët serbë kanë dashur të ushtrojnë kontroll në automjetin e Faton Hajzirit, në pikën e kontrollit të Lipnički Šor. Ai nuk ka pranuar, duke menduar edhe se do të zbulohej që ishte njeriu që më 6 Korrik ishte arratisur nga burgu i Kosovës, dhe ka hapur zjarr.
Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e një plumbi në gjoks, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliç është plagosur në shpatull. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por në makinë është gjetur një pasaportë në emrin e vëllait të tij. Fillimisht, autoritetet serbe kanë dyshuar se autor ishte Artan Hajrizi, por ky i fundit ka reaguar nga Gjermania ku jeton me nënshtetësi dhe ka thënë se ngjarjen mund ta kishte bërë i vëllai i tij.