
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Ai tha se duhet njohje reciproke dhe asgjë më pak se kjo. Ndër të tjera ai u shpreh se duhet angazhim kolektiv për sfida politika, si dialogu.
“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Europë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe, sidomos duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e mundshme që mund të pasojë.
“Ka një varg zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier në një panel diskutimi në samitin “The Western Balkans 2024”, që po mbahet në Prishtinë.