Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ambasada amerikane i përgjigjet Vuçiç: Prona është shtetërore dhe nuk ka nevojë të rishikohet historia

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada amerikane i përgjigjet Vuçiç: Prona është
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, ku akuzoi ambasadën se ka shkaktuar krizë në Bosnje-Hercegovinë pas pretendimit të saj se prona është shtetërore dhe jo e etniteteve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram, Vuçiç bëri një pyetje se ku është e shkruar që prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve.

"Si, ku dhe prej kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve?”,- shkroi Vuçiç në llogarinë e vet në Instagram.

Ambasada i është përgjigjur pyetjeve Vuçiçit, në lidhje me çështjen e pronës shtetërore në Bosnje e Hercegovinë, duke thënë se është e qartë se prona shtetërore i përket shtetit.

Në reagimin e saj, organi diplomatik evidenton se nuk ka nevojë që të rishikohet historia ligjore e dokumentuar mirë dhe as vendimet gjyqësore në lidhje me pronën shtetërore në BeH.

Duke iu referuar edhe fjalimit të ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien të dhënë në shkurt të 2024, ku ai thekson se prona i përket shtetit dhe kjo mund të diskutohet vetëm në institucionet përkatëse të drejtësisë dhe jo jashtë saj.

Siç tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në një fjalim në shkurt 2024: Ka një mënyrë për të folur për pronën duke folur për të në institucionet përkatëse. Por pikënisja është ende e qartë: prona i përket shtetit’”,- shkruan Ambasada Amerikane në Sarajevë.

Gjatë fjalimit të tij në shkurt, O’Brien tha se në vitin 2001 BeH nënshkroi Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e cila u ratifikua nga Asambleja Parlamentare e BeH dhe ia atribuoi pronën shtetërore BeH-së, e jo entiteteve të saj.

Bosnje e Hercegovina nuk ka ligj për pronën shtetërore tash e 20 vjet për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, është përpjekur vazhdimisht të zbatojë një ligj pronësie që synon transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se kjo është jokushtetuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed