Hapësire reklamuese

Rajoni

Allen në takim me Kurtin: SHBA kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjeve me Serbinë

Shkruar nga Newsbomb
Allen në takim me Kurtin: SHBA kërkon zbatimin e plotë të
Zëvendës-sekretarja amerikane e shtetit për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Zëvendës-sekretarja amerikane e shtetit për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Allen shkruan se ka zhvilluar një diskutim të thellë me kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me çështjet që ndikojnë në Kosovë.

Sipas Allen, Kosova i përket Bashkimit Europian dhe Organizatës së Atlantikut Verior (NATO), ndërsa vlerëson si me rëndësi parësore zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë të nënshkruara në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen.

Kujtojmë se më herët, Allen zhvilloi një takim edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku 2 vendet nënshkruan një marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor i vendit dhe se marrëveshja e nënshkruar ditën e sotme shënon një pikë kthese në fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

SHBA janë aleati ynë kryesor. Marrëveshja e sotme e nënshkruar mes republikës së Kosovës dhe SHBA’ve është në këtë funksion. Ajo nuk përbën vetëm tjetër marrëveshje, përkundrazi shënon një pikë kthese duke e fuqizuar dukshëm bashkëpunimin tonë… Kjo marrëveshje mirëkuptimi do të nxisë edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve publike në vend, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palëve të interesuara”,- tha Osmani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese