Hapësire reklamuese

Rajoni

Aleksandër Vuçiç: Dronët shqiptarë nga Gjakova po vëzhgojnë ushtrinë serbe në kufi

Shkruar nga Newsbomb
Aleksandër Vuçiç: Dronët shqiptarë nga Gjakova po
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Aleksandër Vuçiç pasi mori pjesë në  seancën e kolegjit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, ka mbajtur një deklaratë për mediat ku tha se forca të shumta janë mbledhur në rajon ku po i vëzhgojnë.

Nga deklarata e dhënë u la të kuptohet se Vuçiç po i druhet dronëve shqiptarë se mund të zbulojnë lëvizjes e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

“Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen, nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida, forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme. Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 për momentin.

Ajo që kemi vërejtur është se aksionet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve në mjedis me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë intensifikuar nga të gjitha drejtimet në drejtim të Serbisë.

Kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe. Ne do të vazhdojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese