Në Paris u mbajt mbrëmë ceremonia e shumëpritur e rihapjes së katedrales Notre-Dame, simbol i trashëgimisë kulturore franceze dhe botërore. Pas pesë vitesh restaurime intensive që pasuan zjarrin shkatërrues të vitit 2019, rreth 1500 personalitete nga e gjithë bota u mblodhën në këtë ceremoni madhështore.
Në radhët e të ftuarve ishin personalitete të njohura, ku mes tyre dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë kësaj ceremonie Osmani është takuar me presidentin e SHBA, Donald Trump si dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Osmani ka publikuar një fotografi përkrahë dy homologëve të saj, ku ka shkruar “Aleanca euroatlantike”.
Sondazh
Poll