Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar arsyen pse nuk ka shkuar për të vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai tha se, ndonëse kishte menduar ta bënte një vizitë, procedurat burokratike e kanë penguar atë.
"Unë kam menduar të shkoj në Hagë, edhe pse ndryshe nga Hashim Thaçi, nuk e kam pranuar këtë gjykatë. Por, kur mora vesh se sa shumë letra duheshin plotësuar për të realizuar vizitën, vendosa të mos shkoj. Nuk mund të pranoja të firmosja letra dhe ta legjistimoja. Prandaj nuk kam shkuar," deklaroi Kurti.
Sondazh
Poll