Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Albin Kurti nuk përgjigjet për një takim të mundshëm me Edi Ramën: Kemi parlament në orën 10.00

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti nuk përgjigjet për një takim të mundshëm me
Albin Kurti dhe Edi Rama

Edi Rama është në Kosovë ku po merr pjesë në festimet e 25 vjetorit të Çlirimit të vendit. Miku i veçantë i shqiptarëve, ish kryeministri britanik Tonny Blair është po ashtu në Kosovë ku sapo ka përfunduar edhe fjalimin e tij përpara deputetëve të parlamentit.

Por pak para seancës, gazetarët e Ekonomia Online kanë tentuar të pyesin kryeministrin Albin Kurti që ishte duke shkuar për në selinë e Kuvendit nëse do të takohej me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që po ashtu gjendet në Prishtinë.

“Kemi seancë parlamentare në orën 10.00”, i ka bishtnuar Kurti përgjigjes duke dhënë një tjetër informacion, krejt i parëndësishëm për gazetarët pasi kishin dijeni për axhendën shtetërore të takimeve.

Kështu, deri tani nuk është planifikuar një takim i dy kryeministrave. Por kjo nuk do të thotë se ata do të mund të shmangin aktivitetet e përbashkëta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed