Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Albin Kurti ngre alarmin: Sulme të reja mund të ndodhin në veri të Kosovës gjatë Vitit të Ri

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti ngre alarmin: Sulme të reja mund të ndodhin në veri
Albin Kurti ne konference per shtyp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka mabjtur sot nje konferencë për media teksa fokusi i prononcimit ka qenë gjendja aktuale në vend si dhe sulmet e ndodhura përgjatë mujave të funit në veri të Kosovës.

Në lidhje me ngjarjet e fundit, të cilësuara si sume terroriste në veri të vendit, dhe njëherë përgjegjës është bërë Serbia. Kujtojmë që sulmi i funidt i ndodhur apk kohë më parë në kanalin e Ibër-Lepencit shkaktori një trazi të madhe në vend dhe një përshkallëzim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Në konferencën për media, Kurti tha se nu përjashtrohet mundësia që sulme të tjera të orkestruara nga Beogradi zyrtar, të ndodhin në Kosovë gjatë muajit dhjetor dhe pas tij. Këto sulme si dhe sulmet e tjera e ndodhura më par, kanë si qëllim destabilizimin e situatës në vend dhe rajon në shërbim të qëverisë së kreut serb, Aleksandar Vuçiç.

Këso metodash të sfidimit të sigurisë në Kosovë, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikut në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri. Këto sulme mund të synohen të realizohen varësisht prej interesave politike të kreut të shtetit serbë, posaçërisht për protestat e vazhdueshme opozitare atje”, tha Albin Kurti.

Ndër të tjera, Kurti tha se Kosova dhe autoritetet përkatëse janë të angazhuar maksimalisht për të shmangur dhe neutralizuar çdo sulm të orkestuar kundër vendit dhe popullit kosovar.

Mirëpo ne jemi të përkushtuar që edhe këtë metodë të mbetur të Serbisë ta neutralizojmë maksimalisht, përkundër faktit se sulmet e tilla terroriste janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme, veçmas nëse këto sulme e kanë mbështetjen dhe sponsorizimin e një shteti tjetër, në këtë rast si Serbia”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese