Hapësire reklamuese

Rajoni

Albin Kurti: Jam i dëshpëruar për ngjarjen e Koçanit, ngushëllime të thella për familjet e viktimave

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti: Jam i dëshpëruar për ngjarjen e Koçanit,
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Maqedoninë e Veriut ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që përfshiu një Club nate.

Kurti i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave si dhe i ofron mbështetje autoriteteve në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu Albin Kurti i uron shërim të shpejtë të plagosurve.

"Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të dhjetëra jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë."-shprehet Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese