Albin Kurti ka folur në Kuvendin e Kosovës, në mbledhjen e fundvitit që qeveria e Shqipërisë dhe ajo kosovare po zhvillojnë së bashku. I pari i Ekzekutivit të Kosovës u ndal ndër të tjera te sulmet terroriste në Banjskë apo në kanalin e Ibër Lepencit duke ia faturuar Serbisë dhe Kosovës.
Përpara homologëve, Kurti ndër të tjera dha edhe një mesazh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, 2025-sa do të tregojë vullnetin e popullit përmes votës për katër vitet e ardhshme. Përpara deputetëve, Kurti tha:
“Shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Europë. Shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë. Kemi ndarë 4 milionë euro për Luginën e Preshevës. Shqipëria dhe Kosova duan të jenë në BE dhe po marrin përgjegjësitë që i takon. Pakicat kombëtare janë bashkë me ne sepse ne jemi respektues.
Kosova dhe Shqipëria besojnë tek të drejtat e njeriut. Ndaj mbështesin proceset integruese. Finlanda dhe Suedia iu bashkuan aleancës Euroatlantike. Kosova aspiron NATON dhe aplikuar për të qenë pjesë e saj. Po bëjmë proces gjigant për t’u përfshirë në të. Ne do të anëtarësohemi në NATO sepse do të bëhemi gjithmonë më të fortë. Sulmet terroriste në Kosovë që vijnë nga e njëjta adresë, Serbi dhe Rusi, e kanë bërë urgjente anëtarësimin në NATO.
Jemi në lartësinë për të qenë pjesë e saj. Shqipërinë e kemi në krahun tonë për të qenë pjesë e kësaj organizate. Edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri besoj që duhet t’i kushtojmë rëndësi: aktivizimit dhe të drejtave të grave, rinisë që është energjike dhe shumëgjuhëhese, diasporës dhe zhvillimit të fshatit dhe malësive tona.
Terrorizmi i orkestruar dhe i financuar nga Serbia tregon pafuqinë e tyre. Dikur nuk e bënin se e kishin gjithë në kontroll, tani tregojnë se kanë prekur fundin e tyre. Vitin e ardhshëm, kuvendet e dy qeverive do të riformatohen. Ciladi qoftë vullneti i zgjedhësve, unë besoj se do të zhvillohet gjithmonë mbledhja e dy qeverive”.