Hapësire reklamuese

Rajoni

Albin Kurti hedh poshtë “thashethemet”: Me Edi Ramën marrëdhëniet i kam të mira

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti hedh poshtë “thashethemet”: Me Edi Ramën
Fotoarkiv/ Edi Rama dhe Albin Kurti

Vizita e kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në Kosovë nxiti dhe më tepër aludimet se mes tij dhe homologut Albin Kurti marrëdhëniet janë ftohur.

Kjo për faktin se në axhendën e kreut të qeverisë shqiptare mungonte takimi me Albin Kurtin. Marrëdhënia mes liderëve të dy vendeve po komentohet gjatë prej muajsh, por a ka hatërmbetje mes tyre dhe ftohje? Kësaj pyetje i ka dhënë një përgjigje këtë të martë vetë Albin Kurti.

Shkurt dhe qartë kryeministri i Kosovës u shpreh për mediat vendase se marrëdhëniet me Edi Ramën i ka të mira, duke mos dashur të japë më tepër komente sa i përket kësaj çështje.

Këtë deklaratë Kurti e bëri pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Rama ndodhej në Kosovë në kuadër të 25 vjetorit të Çlirimit. Gjatë kësaj vizite kreyministri Rama u takua dhe me presidenten Vjosa Osmani, ndërkohë në axhendën e tij mungonte takimi me Albin Kurtin.

Lidhur me këtë reagoi edhe qeveria e Kosovës të cilët thanë se Zyra e Kryeministrit Edi Rama është ftuar zyrtarisht të marrë pjesë në aktivitetet për 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, më datë 12 Qershor, por morën përgjigje negative.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese