
Një trup i i pajetë, i një burri është gjetur pak ditë më parë në plazhin e Schinias në Greqi. Trupi kishte disa ditë në ujë, pasi ishte në një fazë të avancuar dekompozimi.
Ajo që e bën edhe me të rëndë këtë ngjarje dyshohet se personi në fjalë, rreth 45 vjeç, dyshohet se është vrarë pasi në këmbë kishte të lidhur një peshe prej 10 kilesh.
Trupi dyshohet se ka në ujë më shumë se 20 ditë. Viktima, identifikimi i të cilit nuk dihet ende, ka në tatuazh të veçantë në këmbë. Mediat greke shkruajnë se nga tatuazhi kanë arritur të zbulojnë se bëhet fjalë për një grup të veçantë kriminal.
Në videon e mëposhtme shihet edhe trupi i viktimë. Ndërsa “protohema” shkruan se ai ishte i veshur me të zeza.