
Pas ankesave dhe akuzave nga protestuesit për përdorimi të "topi zanor" në protestën e 15 marsit, mbi 500 mijë qytetarë kanë firmosur një peticion online për investigim të pavarur. Përmes këtij investigimi, kërkohet të zbulohet nëse Serbia ka përdorur armë zanore.
Grupet e të drejtave dhe partitë opozitare pretendojnë se protestuesit u sulmuan me anë të një lloj aparati dëgjimor që shkaktoi panik, megjithëse autoritetet serbe i kanë mohuar këto akuza.
Ndërkohë, në videot e shpërndara në rrjetet sociale, pamjet tregojnë njerëz që qëndrojnë gjatë një heshtjeje 15-minutëshe në nder të viktimave të stacionit të trenit, kur një tingull i papritur shkakton panik dhe rrëmujë.
Protestuesit shihen duke u larguar me shpejtësi nga rruga dhe duke vrapuar në trotuare, ndërsa në të njëjtën kohë bien mbi njëri-tjetrin.
Kujtojmë se protesta shpërthyen në të gjithë Serbinë që nga Nëntori i 2024, në kuadër të tragjedisë me 15 viktima në Novi Sad.
Njerëzit u ngritën nga i gjithë vendin dhe kërkonin transparencë më të madhe të qeverisë dhe për të shprehur pakënaqësinë e tyre më të gjerë me sundimin gjithnjë e më autoritar të Serbisë. Protesta e së shtunës ishte lëvizja më e fortë deri më tani.