Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Aksioni policor në institucionet financiare në veri, Kosova i përgjigjet kritikave të SHBA dhe BE

Shkruar nga Newsbomb
Aksioni policor në institucionet financiare në veri, Kosova i
Foto ilustruese

Kosova i është përgjigjur ditën e sotme kritikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian lidhur me aksionin policor që ajo zhvilloi ditën e djeshme në institucionet finanaciare në veri të Kosovës, ku u mbyllën 6 degëve të Bankës Postare Kursimore në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Sipas qeverisë së Kosovës, operacioni për mbylljen e degëve të Bankave erdhi pas dyshimeve të bazuara se në to po zhvilloheshin aktivitete financiar të paligjshme.

Sa i përket reagimit nuk jam në dijeni për detajet. Megjithatë, çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit. Aktivitet financiar mund të jetë çfarëdo aktiviteti pa licencën e nevojshëm pavarësisht desitinimin e mjeteve.

Destinimi i mjeteve pastaj është hapi i dytë për të cilin organet e rendit dhe prokuroria duhet të siguronin prova të mjaftueshme për ku kanë qenë mjetet e dedikuara. Edhe po të kishte licencë do të duhej të sigurohemi se kush janë përfituesit dhe a përdoren mjetet për qëllime të ligjshme. Të gjitha këto i takojnë organeve të rendit”,- tha ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministri Murati, tha se pala kosovare kishte ofruar që të gjente në zgjidhje përmes disa propozimeve në Bruksel që Serbia të dërgonte ndihmat e tyre financiare përmes rrugëve ligjore, por që sipas tij janë refuzuar nga Beogradi zyrtar.

Ne si qeveri kemi ofruar konstruktivet me disa propozime, por që mesa duket pala serbe nuk ka qenë të gatshme. Ata kanë pasur synime të tjera, nuk kanë pasur synime të lehtësohet jeta për qytetarët dhe të mundësohen transferet për ata qytetarë”,- u shpreh Murati.

Gjatë operacionit ndër të tjera janë konfiskuar edhe 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë, për të cilat u tha se për këto do të vendoset nga sistemi i drejtësisë.

Ditën e djeshme, Policia e Kosovës zhvillo një operacion, ku si rezultat i tij u mbyllën gjashtë njësi të Bankës Postare e Kursimeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për këtë aksion policor patëm reagime të SHBA-së dhe Bashkimit Europian. Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen e njësive të bankës, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”. Edhe për BE, ky veprim nuk ishte i pëlqyeshëm, pasi minon paqen dhe sigurinë e vendit.

Ndërkohë që reagimet më të ashpra në lidhje me mbylljen e institucioneve financiare në veri erdhën nga Beogradi kur nuk munguan as kërcënimet për konflikte të armatosura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese