
Foto nga mediat kroate
Një autobus me targa të Kosovës, është aksidentuar mbrëmjen e së mërkurës në autostradën pranë Donja Zdençinës në Kroaci.
Mediat vendase raportojnë se autobusi ka dalë nga rruga, pasi shoferi ka humbur kontrollin e automjetit.
Ndërkohë, mësohet se në autobus ishin 26 pasagjerë, teksa bëhet me dije se të gjithë shpëtuan pasi dolën nga dera e shoferit. Të paktën, dy persona kanë pësuar dëmtime të lehta.
Sondazh
Poll