Hapësire reklamuese


Rajoni

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë–Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 6 të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në rrugën Kërçovë–Gostivar,
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Kërçovë–Gostivar, ku për fat të keq kanë humbur jetën tre persona, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55 në afërsi të fshatit Trapçindoll. Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa shkaku i saktë i përplasjes është ende nën hetim nga autoritetet përkatëse.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore. Disa prej tyre janë trajtuar në Spitalin e Kërçovës, ndërsa të tjerë janë transferuar për kujdes të specializuar në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

 “Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese