Hapësire reklamuese

Rajoni

Aksident tragjik në Greqi/ Shoferi shqiptar humbi kontrollin e makinës, raportohet për 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Greqi/ Shoferi shqiptar humbi kontrollin e
 

Një aksident tragjik raportohet që të ketë ndodhur në shtetin fqinj, në Greqi.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Anatolikes Aktes-Aeroport në zonën e Rodosit.

Drejtuesi shqiptar i një furgoni, brenda mjetit të së cilit ndodheshin edhe dy britanikë ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 57 vjeçari grek që drejtone makinën tjetër, si dhe britaniku që ishte pasagjer në fugonin e shqiptarit.

Të plagosur në vendngjarje ka mbetur edhe shqiptari bashkë me britanikun tjetër, të cilët janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar ne spital.

Përplasja e makinave ka qenë aq e fortë sa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga makinat respektive.

Autoritetet greke ndodhen ne vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë dhe dokumentimin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese