Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Aksident tragjik në Fushë Kosovë, humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Fushë Kosovë, humbin jetën një grua
Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona, një grua dhe një vajzë e mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, më 19 maj 2025. Bëhet fjalë për një vetaksident, ku është përfshirë një veturë që drejtohej nga një grua me shtetësi kosovare.

Pas aksidentit, si drejtuesja e automjetit, ashtu edhe pasagjerja, e cila gjithashtu ishte shtetase e Kosovës, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Fatkeqësisht, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre si pasojë e plagëve të rënda.

Me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese