
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pejë ku një makinë ka përplasur dy fëmijë të mitur më pas ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është bllokuar nga kalimtarët e rastit.
Policia e Kosovës njoftoi se nga aksidenti i ndodhur, dy fëmijët kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar menjëherë në spital. Për shkak se një prej fëmijëve ka qenë në gjendje shëndetësore më të rëndë është dërguare në spitalin e Prishtinës.
“Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbesorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjeksor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të renda trupore”, -njoftimi zyrtari i policisë.