Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Abuzoi seksualisht me disa të mitur, Gjykata lë në burg priftin në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Abuzoi seksualisht me disa të mitur, Gjykata lë në burg priftin
Foto ilustruese

Një ish-prift nga zona e Milanos, Emanuele Tempesta, është dënuar sot me gjashtë vjet e gjysmë burg, pasi akuzohet se ka abuzaur seksualisht me disa të mitur.

Sipas agjencisë së lajmeve, ANSA, prifti Tempesta fillimisht u arrestua në vitin 2021 dhe prokurorja e shtetit Martina Melita kërkoi që ai të dënohej me 11 vite burg.

Duke u nisur nga vendimi i Gjykatës, përveç masës së sigurisë të ndërmarrë kundrejt tij, gjithashtu ish-priftit i ndalohet qëndrimi pranë shkollave dhe vendeve ku ndodhen të miturit, si dhe është i detyruar të paguajë dëmshpërblim për 20 të lënduar nga 750 deri në 2000 euro.

Sipas akuzës, abuzimi ka ndodhur në shtëpinë e priftit ku fëmijët ishin të ftuar për të luajtur videolojëra ose për të biseduar.

Para zhvillimit të seancës gjyqësore, sipas një procedure paraprake u dëgjuan të miturit, të cilët ishin nga 7 deri në 11 vjeç në momentin e abuzimit.

Megjithatë, prifti Tempesta i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do të apelojë vendimin më lart shkallët e Gjyqësorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese