Hapësire reklamuese


Rajoni

A është krisur marrëdhënia midis Kurtit dhe Osmanit? Reagon kryeministri: Diskutimet tona nuk janë të patejkalueshme

Shkruar nga Newsbomb
A është krisur marrëdhënia midis Kurtit dhe Osmanit? Reagon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja, Vjosa Osmani

Zërat për krisje të marrëdhënies midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani janë pohuar nga vetë kryeministri, por ai i konsideron këto mosmarrëveshje të lindura si të tejkalueshme.

Nëpërmjet një deklarate, Kurti shprehet se ka bashkëpunime të ngushta me krerët e shtetit të Kosovës, ndonëse sipas tij ka pasur edhe raste kur janë bërë diskutime dhe ndonjëherë dallime në porpozimet e tyre, por kjo nuk do të thotë që të tilla gjëra janë të patejkalueshme përfundoi ai.

“Kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten Vjosa Osmani, nuk kemi pasur diskutime, ndonjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla që janë të patejkalueshme”,- thuhet në deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti.

Marrëdhëniet midis qeverisë dhe Presidencës u ashpërsuan pas letrës që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dërgoi në Këshillin e Europës, ku zotohej se Kosova do të dërgonte në Kushtetuese draftin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, i cili do të vendoste përfundimisht për fatin e Kosovës.

Kjo kërkesë u refuzua nga krerët e 3 shteteve europiane, Meloni, Macron dhe Scholz, të cilët kërkonin që Kosova të bënte hap konkret në lidhje me këtë çështje dhe jo premtime në letër.

Pas letrës së refuzimit, Presidenca e Kosovës deklaroi se letra e dërguar në KiE nuk ishte konsultuar më parë me presidenten Osmani, edhe pse në të thuhej se është një vendim i marrë në bashkëpunim me tre krerët e shtetit, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, presidenten Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese