Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

"A e dëgjove Ramën, ligji të mos preket", Ali Ahmeti kritikon Kurtin pas deklaratës për gjuhën shqipe në RMV: Kërko falje

Shkruar nga Newsbomb
"A e dëgjove Ramën, ligji të mos preket", Ali Ahmeti
Ali Ahmeti dhe Albin Kurti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili u shpreh se në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston një ligj për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Sipas Ahmetit, kjo deklaratë është e pavërtetë dhe përbën një ofendim për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se Kurti duhet të kërkojë falje për dezinformimin dhe për fyerjen që, sipas tij, u është bërë shqiptarëve dhe luftës së tyre për të drejtat gjuhësore.

“Kjo nuk është çështje për t’u marrë me shaka,” tha Ahmeti, duke shtuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar si komb dhe jo si komunitet i izoluar.

Lideri i BDI-së gjithashtu përmendi qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, të cilët, sipas tij kanë theksuar se “ligjet për gjuhën shqipe nuk duhen prekur” dhe se ajo është një çështje e mbrojtur nga shteti shqiptar.

“Nëse Kurti është keqinformuar, duhet ta pranojë dhe të dalë publikisht për të kërkuar falje. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë fituar me sakrifica të mëdha të drejtën e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Nuk mund të injorohen faktet dhe kontributi i dhënë,” shtoi Ahmeti.

Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij për faktin se qeveria e Kosovës ka pritur në takime persona që, sipas tij, kanë qëndrime antishqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Deklaratat e tilla janë të rënda, sidomos kur vijnë nga një kryeministër shqiptar. Sa më shpejt që të sqarohet kjo çështje, aq më mirë do të jetë për unitetin kombëtar dhe për të ardhmen e shqiptarëve në rajon,” përfundoi Ahmeti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese