Këshilli i Etikës të Universitetit të Prishtinës ka pezulluar nga detyra profesorin Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet nga disa studente për ngacmim seksual.
Ky vendim vjen pasi studentët prej tre ditësh në fakultetin e Prishtinës kanë kërkuar largimin e profesorit. Profesori Xhevat Krasniqi akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual. Lëvizja Feministe Studentore, për të disatën ditë me radhë protestuan para rektoratit të UP-së.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Etikës të shumta kanë qenë deklaratat shokuese nga studente të ndryshme të cilat kanë rrëfyer se si janë ngacmuar seksualisht nga profesori Xhevat Krasniqi.
“Më ke thënë a dëshiron me t’bo masazh, pranoje që edhe nga universitetet tjera je larguar për ngacmim seksual… pranoje kush je. Jam tut para një viti, sot nuk tutna”, - u shpreh studentja, gjatë ballafaqimit me profesorin Krasniqi.