Ministri i Brendshme i Kosovës Xhelal Zveçla ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga aksioni që ka nisur një ditë më parë ndaj aktiviteteve kriminale të fajdes dhe detyrimit.
Sveçla bëri me dije se deri tani janë arrestuar 7 persona, që dyshohet se kanë përfituar vlera milionëshe, përmes frikësimit dhe detyrimit fizik, shkruajnë mediat e Kosovës.
“Në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit, Policia e Kosovës ka realizuar dje dhe sot operacione në luftimin e aktiviteteve kriminale të fajdes dhe detyrimit. Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik.
Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë.I lus dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale”, shkruan Sveçla.